Sport

Lajm i mirë për kuqezinjtë, Mike Maignan rikthehet këtë fundjavë për AC Milan...

I dëmtuar ndaj Newcastle dhjetë ditë më parë, Mike Maignan do të bëjë rikthimin në grupin e Milanit të shtunën, kundër Lazios padyshim si titullar.

30 Shtator 2023, 10:50 Nga DOSJA
Lajm i mirë për kuqezinjtë, Mike Maignan rikthehet këtë

ITALI - I dëmtuar në fund të ndeshjes kundër Newcastle në startin e Milanit në Champions League në “San Siro” (0-0), dhjetë ditë më parë, Mike Maignan tashmë është rikuperuar nga tendosja tij e vogël në kofshën e majtë. Portieri i Milanit ishte më i kujdesshëm se sa i shqetësuar përballë këtij alarmi, që e detyroi të largohej nga fusha në minutën e 81-të kundër Magpies.

Gjithsesi, Mike Maignan (28 vjeç) gjeti kohën për t'u shëruar për t'i lënë vend zëvendësit të tij, Marco Sportiello, kundër Hellas Verona (1-0) dhe, në mesin e javës, për udhëtimin fitimtar të kuqezinjve në Cagliari (3-1).

Ndërkombëtari francez (10 ndeshje) u rikthye në stërvitje në fillim të javës në Serie A. Tani, ish-lojtari i Lille ndihet 100%. Trajneri i tij, Stefano Pioli, vendosi ta thërrasë atë për ndeshjen kundër Lazio këtë të shtunë (18:00). Portieri i kuqezinjve duhet të fillojë si titullar për një rikthim që do t'i lejojë atij të përgatitet për ngjarjet e ardhshme me një udhëtim tashmë të rëndësishëm në Champions League në Dortmund, të mërkurën e ardhshme kundër Borussia.

Një ditë pas kësaj ndeshje, trajneri i “bluve” të Francës, Didier Deschamps do të shpallë listën e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”, kundër Holandës, në Amsterdam (13 tetor), më pas për miqësoren kundër Skocisë, në Lille, më 17 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll