Sport

QESHARAKE! Leipzig shkarkon drejtorin sportiv në prag të sfidës me Bayern...

Leipzig njoftoi të premten se ishte ndarë me drejtorin e tij sportiv Max Eberl. Klubi gjerman tregon për një "mungesë angazhimi" nga menaxheri, për të justifikuar largimin e tij të nxituar.

30 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
QESHARAKE! Leipzig shkarkon drejtorin sportiv në prag të sfidës

GJERMANI - Kohë qesharake për të shkarkuar drejtorin tënd sportiv. 

Në prag të përballjes me Bayern Munich (18:30) për ditën e 6-të të kampionatit gjerman, RB Leipzig njoftoi këtë të premte, se po ndahej me Max Eberl, për shkak të “mungesës së angazhimit të tij ndaj klubi.

Leipzig, i katërti në Bundesligë, një pikë prapa liderit të Munichut, shtoi se vendimi u mor  “pavarësisht nga ndryshimet në skuadër apo rezultatet sportive”. 

Eberl, i cili mbërriti në postin e tij më 15 dhjetor 2022, është kërkuar disa herë nga Bayern Munich në muajt e fundit, por ai ripohoi të mërkurën e kaluar, se mbetet "nën kontratë me RB Leipzig" .

Për ta zëvendësuar atë, Leipzig zyrtarizoi promovimin e Rouven Schröder, tani drejtori i ri sportiv i RBL.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll