Sport

“Rasti Negreira”/ Sevilla, distancohet e para që dhe bojkoton praninë e saj protokollare në ndeshjen ndaj Barcelonës...

Klubi andaluzian njoftoi se nuk do të ketë përfaqësues zyrtarë në ndeshjen e kësaj të premteje ndaj Barcelonës

30 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
“Rasti Negreira”/ Sevilla, distancohet e para që dhe bojkoton

SPANJE - Sevilja ka lëshuar një deklaratë këtë të premte, duke thënë se ka anuluar të gjitha aktet protokollare që korrespondojnë me ndeshjen e kësaj të premteje kundër Barcelonës, për raundin e tetë të La Liga-s dhe se nuk do të përfaqësohet nga asnjë zyrtar në stadiumin “Montjuic” për shkak të akuzës së Barcelonës për ryshfet në “rastin Negreira”.

Kujtojmë që klubi andaluzian ishte klubi i parë që mbajti qëndrim pas lajmeve të para se Barcelona i kishte paguar rreth 1.4 milionë euro Enríquez Negreira, ish-zv.presidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të federatës së futbollit spanjol dhe tani, duke pasur parasysh lajmet e fundit se klubi katalanas është akuzuar edhe nga gjyqtari Joaquín Aguirre, klubi andaluzian ka vendosur të intensifikojnë pozicionin e tij dhe të mbajë distancë nga drejtuesit e klubit.

"Sevilla tregon indinjatën dhe neverinë e saj totale ndaj praktikave të kryera nga ish-zyrtarët e Barcelonës të akuzuar për “çështjen Negreira”, praktika që supozohet se përbëjnë një krim. (...) Ne hedhim poshtë sjelljen e klubit ‘Blaugrana’ gjatë periudhave në të cilat këto dyshohet se kanë ndodhur krime”, thuhet në një deklaratë të klubit andaluzian.

“Për këtë arsye, Sevilla i anuloi aktet protokollare që korrespondojnë me ndeshjen e kësaj të premteje në La Liga dhe njofton mungesën e përfaqësimit në mjediset e stadiumit Montjuic”, lexohet gjithashtu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll