Sport

Duka dhe Sylvinho të ftuar nga ambasada braziliane, për festën kombëtare të Brazilit!

Duka i ka uruar festën e Ditës Kombëtare dhe sa më shumë suksese në të ardhmen. Në postimin e bërë në faqen e tij zyrtare, kreu i FSHF-së shkruante:

29 Shtator 2023, 20:53 Nga DOSJA

Duka dhe Sylvinho të ftuar nga ambasada braziliane, për festën

TIRANE - Armand Duka ka vizituar Ambasadën e Brazilit në vendin tonë, ku është pritur nga Ambasadori Joao Tabajara de Oliveira Junior. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit është shoqëruar nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho bashkë me ndihmësin e tij Doriva.

Duka i ka uruar festën e Ditës Kombëtare dhe sa më shumë suksese në të ardhmen. Në postimin e bërë në faqen e tij zyrtare, kreu i FSHF-së shkruante:

“Një mbrëmje e këndshme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Brazilit në Shqipëri me rastin e Ditës Kombëtare të Brazilit.

Së bashku me trajnerin e Kombëtares tonë, Sylvinho dhe ndihmësin e tij, Doriva u takuam me Ambasadorin z. João Tabajara de Oliveira Júnior, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, por më shumë për futbollin e bukur shqiptar dhe atë brazilian.

I urova Ambasadorit ashtu si edhe dy trajnerëve tanë brazilianë gëzuar festën e Ditës Kombëtare dhe sa më shumë suksese në të ardhmen!”

Duka dhe Sylvinho të ftuar nga ambasada braziliane, për festën

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll