Art&Argëtim

Prezantuesit dihen! Ja kush janë emrat e disa prej artistëve që do marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH

Deri më tani, janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

30 Shtator 2023, 08:13 Nga A.B
Prezantuesit dihen! Ja kush janë emrat e disa prej artistëve që
Festivali

TIRANË- Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet në dhjetori. Deri më tani, janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

Kryefjala e çdo festivali janë artistët dhe këtë vit siç ka mësuar Kryefjala.com do të ketë shumë artistë të rinj. Megjithatë disa nga emrat “big” janë Vesa Luma e cila do të vijë në një duet me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop.

Ardit Çuni thuhet gjithashtu se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij show. 

Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli janë të tjerë emra që janë përfolur se do të bëhen pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm, kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision./Dosja.al

festivali i rtsh

Sondazh

Poll