Art&Argëtim

Dua Lipa tregon se çfarë pëlqen tek gratë shqiptare

Dua edhe një herë ka fuqizuar figurën e gruas në të gjitha dimensionet e saj, sidomos atë të gruas shqiptare.

28 Shtator 2023, 19:37 Nga f.i
Dua Lipa tregon se çfarë pëlqen tek gratë shqiptare
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë prej katër vitesh ambasadore globale e YSL Beauty dhe gjithashtu imazh i parfumit “Libre”. Dua edhe një herë ka fuqizuar figurën e gruas në të gjitha dimensionet e saj, sidomos atë të gruas shqiptare.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Dua tregoi edhe për sekretin e bukurisë, kujdesin e lëkurës dhe flokëve, teksa u pyet se çfarë praktike të bukurisë ka marrë nga gratë e vendit të saj.

“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.

dua lipa

Sondazh

Poll