Art&Argëtim

Ngjarja e pazbradhur prej 27-vitesh, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur

Arrestimi vjen dy muaj pasi policia e Las Vegas bastisi shtëpinë e gruas së tij më 17 korrik në Henderson. Dokumentet thanë se policia po kërkonte sende "në lidhje me vrasjen e Tupac Shakur". 

29 Shtator 2023, 19:00 Nga f.i
Ngjarja e pazbradhur prej 27-vitesh, arrestohet një i dyshuar për
Tupac Shakur

SHBA- Policia e Las Vegasit ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996, raportojnë mediat e huaja. Mësohet se Duane "Keffe D" Davis u arrestua me dyshimin se ka lidhje me vrasjen e reperit, e cila ka mbetur e pazbardhur për gati tre dekada.

Davis ka qenë prej kohësh i njohur për hetuesit dhe e ka pranuar vetë në intervista dhe në kujtimet e tij të 2019, "Compton Street Legend", se ai ishte në automjetin tip "Cadillac" kur shpërthyen të shtënat me armë zjarri në shtator 1996, ku humbi jetën reperi. Arrestimi vjen dy muaj pasi policia e Las Vegas bastisi shtëpinë e gruas së tij më 17 korrik në Henderson. Dokumentet thanë se policia po kërkonte sende "në lidhje me vrasjen e Tupac Shakur". 

Tupac u vra në moshën 25-vjeçare nga të shtënat me armë në makinë, ndërsa ishte në një kryqëzim afër lagjes së Las Vegasit më 7 shtator 1996.

tupac shakur vrasja e tupac shakur

Sondazh

Poll