Art&Argëtim

Vazhdon drama e motrave Kardashian! Kourtney ofendon Kimin: Ti je narciste

Gjatë premierës për sezonin e katërt të “Kardashians” të Hulu, themeluesja e “Skims” telefonoi motrën e saj më të madhe për t’i shpjeguar se ajo kishte ende detyrime kontraktuale me markën.

28 Shtator 2023, 19:29 Nga f.i
Vazhdon drama e motrave Kardashian! Kourtney ofendon Kimin: Ti je narciste
Kim dhe Kourtney Kardashian

SHBA- Motrat Kardashia prej kohësh nuk kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por së fundmi diskutimi me tyre ka arritur deri në ofendime, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë premierës për sezonin e katërt të “Kardashians” të Hulu, themeluesja e “Skims” telefonoi motrën e saj më të madhe për t’i shpjeguar se ajo kishte ende detyrime kontraktuale me markën. Në zhvillim të një bisede të ‘nxehtë’ në emisionin “Kardashians” të Hulu, Kourtney e quajti Kimin një narciste, pasi kjo e fundit bëri një marrëveshje me markën “Dolce & Gabbana” në dasmën e saj me Travis Baker.

"Nuk mund të durosh që dikush tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ti erdhe në dasmën time, nuk mund të ishe e lumtur, u ankove që nga momenti që mbërrite deri në atë sekondën që u largove.”- tha Kourtney.

kim kardashian kourtney kardashian

Sondazh

Poll