Art&Argëtim

Postoi videon duke kërcyer me thika në dorë, policia kontroll në shtëpinë e Britney Spears

Ajo ndau një tjetër klip koreografik të premten dhe pretendoi se thjesht po kopjonte Shakirën, e cila kërceu me thika gjatë performancës së saj në MTV Video Music Awards në fillim të këtij muaji.

29 Shtator 2023, 19:57 Nga r.ll
Postoi videon duke kërcyer me thika në dorë, policia kontroll
Britney Spears

SHBA- Autoritetet kanë kryer një kontroll për mirëqenien e Britney Spears, pasi ylli i muzikës pop ndau një video duke kërcyer me thika në shtëpi.

Në video shihej 41-vjeçarja duke kërcyer nëpër shtëpi dhe duke mbajtur në dorë thika të mëdha. Policia vizitoi banesën e Spears pasi fansat shprehën shqetësimet për klipin, tha një burim i afërt me yllin, raporton SkyNews. 

"Kjo është e tepruar. Ajo po shprehte lirinë e saj siç vazhdon ta bëjë," është shprehur burimi. Në postimin në Instagram të videos, të cilën ajo e postoi në fillim të kësaj jave, Spears shkroi: "Kam filluar të luaj në kuzhinë me thika sot!!! Mos u shqetësoni se NUK janë thika të vërteta!!! Halloween është së shpejti!!!"

Ajo ndau një tjetër klip koreografik të premten dhe pretendoi se thjesht po kopjonte Shakirën, e cila kërceu me thika gjatë performancës së saj në MTV Video Music Awards në fillim të këtij muaji.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria River Red (@britneyspears)

Nuk është hera e parë që fansat i kërkojnë policisë që të kontrollojë Spears. Në janar, ata ngritën alarmin pasi ajo fshiu llogarinë e saj në Instagram. Në atë kohë, Spears tha se i donte dhe i adhuronte fansat e saj "por këtë herë gjërat shkuan pak larg".  Këngëtarja më vonë tha se ajo u largua përkohësisht nga platforma e mediave sociale sepse njerëzit po talleshin me videot e saj duke kërcyer.

britney spears

Sondazh

Poll