Art&Argëtim

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i njohur i "Harry Potter"

Ylli i lindur në Dublin ka punuar në TV, film, teatër dhe radio gjatë karrierës së tij gjashtë dekadash. 

28 Shtator 2023, 16:33 Nga r.ll
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i njohur i
Michael Gambon

LONDËR- Aktori i njohur botëror, Michael Gambon, i njohur si Albus Dumbledore në filmat e ‘Harry Potter', ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, ka lajmëruar familja e tij.

Gambon ishte më i njohur për rolin e profesorit Albus Dumbledore në gjashtë nga tetë filmat e Harry Potter. Ylli i lindur në Dublin ka punuar në TV, film, teatër dhe radio gjatë karrierës së tij gjashtë dekadash. Ai fitoi katër çmime Bafta. E veja e tij Lady Gambon dhe djali Fergus thanë se "aktori vdiq pas një lufte të gjatë me pneumoninë, një inflamacion të mushkërive.", raporton BBC.

Familja e Michael ishte zhvendosur në Londër kur ai ishte fëmijë, por ai bëri shfaqjen e tij të parë skenike në Irlandë, në një produksion të Othello në Dublin në 1962. Karriera e tij mori hov kur u bë një nga anëtarët origjinalë të kompanisë së aktrimit të Teatrit Kombëtar të Laurence Olivier në Londër. Ai fitoi tre çmime Olivier për shfaqjet në produksionet e Teatrit Kombëtar.

Michael Gambon mori rolin e Dumbledore, si drejtori i shkollës së magjistarëve Hogwarts, në filmat e "Harry Potter", bazuar në romanet e JK Rowling, pas vdekjes së Richard Harris në 2003.

sir michael gambon albus dumbledore

Sondazh

Poll