Sport

“Beteja” me leuçeminë! Wanda Nara nuk e fsheh frikën për rezultatet e analizave…

Wanda Nara publikoi një histori të luftës së saj me leuçeminë, pa e fshehur frikën që ndjen, ndërsa pret rezultatet e analizave të saj.

29 Shtator 2023, 20:18 Nga DOSJA
“Beteja” me leuçeminë! Wanda Nara nuk e fsheh

TURQI - Siç bëri të ditur gazetari argjentinas, Jorge Lanata, Wanda Nara vuan nga leuçemia dhe po bën “betejën” e saj me këtë sëmundje.

Modelja e famshme nga Argjentina vazhdon t’i shqetësojë të gjithë për rrjedhën e shëndetit të saj, duke informuar botën përmes rrjeteve sociale. Siç ka bërë të ditur vetë ajo, tashmë ka nisur trajtimin për një problem shëndetësor që e ka shqetësuar së fundmi.

Në historinë e saj të fundit në Instagram, Nara ka postuar një foto, në të cilën duket se është duke i nënshtruar një analize gjaku, duke ndarë me ndjekësit edhe frikën që ndjen në pritje të rezultateve të analizave të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll