Sport

Manuel Neuer rikthehet në stërvitjet e Bayern Munichut pas dhjetë muajsh...

Portieri gjerman nuk është stërvitur që nga nëntori i vitit 2022, kur theu këmbën në një aksident me ski.

29 Shtator 2023, 18:38 Nga DOSJA
Manuel Neuer rikthehet në stërvitjet e Bayern Munichut pas dhjetë

GJERMANI - Portieri gjerman Manuel Neuer është rikthyer në seancën stërvitore kolektive të Bayern Munich këtë të enjte, pas një mungese prej gati dhjetë muajsh, për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbën e tij të djathtë, thanë bavarezët në një deklaratë.

"Është një ndjenjë e mrekullueshme që kthehem në fushë me shokët e mi. Jam i lumtur", theksoi Manuel Neuer, kapiteni i Bayern Munich, i cili fitoi dy Champions League (2013 dhe 2020) dhe ishte kampion bote në 2014 me Gjermaninë.

Neuer, 37 vjeç, u dëmtua rëndë në fillim të dhjetorit 2022, në një aksident gjatë skijimit në Alpet bavareze, duke thyer pjesën e poshtme të këmbës së djathtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll