Sport

Lufta në Ukrainë/ Ylli i madh i futbolli, Andriy Shevchenko, këshilltar i Zelenskyt...

Andriy Shevchenko luajti për Dynamo Kyiv, AC Milan dhe Chelsea, ndërkohë që nga 2016 deri në 2021, ai ishte trajner i ekipit kombëtar të Ukrainës, tani në një detyrë të re

29 Shtator 2023, 20:06 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Ylli i madh i futbolli, Andriy Shevchenko,

UKRAINE – Ish-futbollisti i madh ukrainas, Andriy Shevchenko, u emërua këshilltar i pavarur nga Volodymyr Zelensky. Dekreti përkatës është publikuar në faqen e internetit të kreut të shtetit ukrainas.

Andriy Shevchenko luajti për Dynamo Kyiv, AC Milan dhe Chelsea. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ai ishte trajner i kombëtares së Ukrainës, ndërsa mban edhe titullin e lartë “Hero i Ukrainës”.

Pas fillimit të luftës në shkallë të gjerë nga Rusia në Ukrainë, Shevchenko u bë ‘ambasadori’ i parë i platformës “United24” për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar viktimat e luftës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll