Sport

MARKETING/ Roma mund të jetë në krizë, por veshjet i ka ende luksoze…

Skuadra italiane ka zbuluar uniformën e tretë, e cila premton të jetë një best-seller

29 Shtator 2023, 18:52 Nga DOSJA

ITALI - Roma ka zbuluar fanelën e tretë për sezonin e ri. “Gialorrossi” mund të kalojë një krizë rezultatesh, por ata vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje fanelave që mbajnë lojtarët e tyre. 

Në bashkëpunim me Adidas-in, tashmë është shfaqur një uniformë e re alternative, me ngjyrën e zezë dominante dhe portokallinë si detaje kryesore. Premton të jetë një tjetër sukses në shitje, pavarësisht vështirësive që ka përjetuar skuadra e José Mourinhos në Serinë A italiane.

Aktualisht Roma renditet në vendin e 16-të me 5 pikë në Serinë A. Pas humbjes së thellë ndaj Genoas (4-1), verdhekuqtë e kryeqytetit do të presin të dielën Frosinonen (20:45).

MARKETING/ Roma mund të jetë në krizë, por veshjet i ka ende

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll