Aktualitet

I ngarkuari me punë i SHBA-së në Shqipëri: Do të investojmë 200 milion dollarë në Tiranë

Në diskutimin e tyre ishin në fokus investimet e SHBA-ve në Shqipëri.

29 Shtator 2023, 15:10 Nga h.k
I ngarkuari me punë i SHBA-së në Shqipëri: Do të
Foto nga takimi

TIRANË-David Wisner, i ngarkuari i Ambasadës Amerikane në Shqipëri ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Presidentin në largim të Dhomës Amerikane Enio Jaco. Në diskutimin e tyre ishin në fokus investimet e SHBA-ve në Shqipëri. Bëhet fjalë për një investim prej 200 milionë dollarësh nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit për ekonominë  shqiptare.

Në diskutim u përfshinë dhe investimet për energjinë e rinovueshme CWP në disa zona të Shqipërisë.

STATUSI I AMBASADËS AMERIKANE:

"Takime të shkëlqyera biznesi këtë javë! I Ngarkuari me Punë David Ëisner dhe zyrtarë të Ambasadës u takuan me Presidentin në largim të Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaco për ta falënderuar për përpjekjet e tij për të forcuar lidhjet e biznesit SHBA-Shqipëri, takuan drejtuesë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për të diskutuar mbi 200 milionë dollarë investime të tyre në Shqipëri, si dhe me zyrtarë të kompanisë amerikane të energjisë së rinovueshme CWP për të diskutuar planet e tyre emocionuese për një projekt të madh për energji nga era dhe dielli në veri të Shqipërisë. U takuam gjithashtu me investitorë amerikanë nga Adriatic Resorts për të diskutuar planet e tyre për një projekt rizhvillimi urban me vlerë 200 milionë dollarë në Tiranë. Bizneset amerikane mund të jenë kontribuues madhor në zhvillimin e Shqipërisë."

david wiser shba shqiperi

Sondazh

Poll