Aktualitet

VIDEO/Zbërtheu bandën vrasësve me pagesë, del çasti arrestimit të Artan Tafanit

Nga të dhënat e policisë mësohet se Tafani është arrestuar në hotel në qytetin e Lushnjes, pas kërkimit për vjedhjen e Exchange në zonën e ish Astirit.

29 Shtator 2023, 14:08 Nga h.k
VIDEO/Zbërtheu bandën vrasësve me pagesë, del çasti
Artan Tafani

TIRANË-Publikohen pamjet e arrestimit të të "penduarit të drejtësisë" Artan Tafani. Nga të dhënat e policisë mësohet se Tafani është arrestuar në një hotel në qytetin e Lushnjes, pas kërkimit për vjedhjen e Exchange në zonën e ish Astirit.

Tafani është shpallur i “penduar i drejtësisë” dhe pas arrestimit ka zbardhur një seri ngjajresh kriminale që lidhen me bandën e vrasësve nën drejtimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia.

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 5 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Deri tani rezultojnë 12 të arrestuar dhe 4 në kërkim. 

 

 

 

 

 

 

 

kerko me shume zbardha e vrasjeve 2023 artan tafani

Sondazh

Poll