Aktualitet

Nuk i trajtuan konfliktet e fiseve në Rrëshen, Rrumbullaku firmos shkarkimet në Policinë e Shtetit

Këto ndryshime kanë ardhur pas analizës së bërë lidhur me veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për ndjekjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për shkak të mostrajtimit/mosanalizimit të duhur të konflikteve ndërmjet fiseve në Rrëshen.

29 Shtator 2023, 12:59 Nga A.B
Nuk i trajtuan konfliktet e fiseve në Rrëshen, Rrumbullaku firmos
Martin Bardhi dhe policia

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë urdhrash për emërime/shkarkime nga detyra, me qëllim dhënien e impulseve të reja forcës parandaluese, punës hetimore dhe forcës goditëse, ndaj krimit në përgjithsi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Këto ndryshime kanë ardhur pas analizës së bërë lidhur me veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për ndjekjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për shkak të mostrajtimit/mosanalizimit të duhur të konflikteve ndërmjet fiseve në Rrëshen.

Kështu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur:

-shkarkimin nga detyra të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Lezhë Drejtues Alfred Nomani dhe emërimin në këtë detyrë të Kryekomisar Gentian Berberi;

-shkarkimin nga detyra të shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, Kryekomisar Artur Cara;

-emërimin në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, të Kryekomisar Altin Mena;

-shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisar Paulin Çupi dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Klodian Kondi.

•Gjithashtu, janë bërë edhe lëvizje të tjera, me qëllim përmirësimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, konkretisht:

-është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier Drejtues Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani;

-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat Kryekomisar Ermir Gërxhani;

-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Elton Halili.

Policia e Shtetit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar, me të gjitha kapacitetet e saj, për përmbushjen e misionit madhor, atë të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.

/Dosja.al

ndryshime ne policine e shtetit

Sondazh

Poll