Aktualitet

Sot ditëlindja e Nishanit, dedikimi prekës i të birit

Djali i ish-presidentit ka postuar një mesazh prekës në faqen e tij në Facebook, ku thotë se është datëlindja e dytë që nuk e festojnë me të ndjerin. Nga ana tjetër Ersi thotë se “babai i tyre është dritë që i udhëheq”.

29 Shtator 2023, 12:33 Nga h.k
Sot ditëlindja e Nishanit, dedikimi prekës i të birit
Bujar Nishani

TIRANË-Ersi Nishani, djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka përkujtuar datëlidnjen e babait të tij të ndjerë, një nga figurat më të larta publike të vendit.

Djali i ish-presidentit ka postuar një mesazh prekës në faqen e tij në Facebook, ku thotë se është datëlindja e dytë që nuk e festojnë me të ndjerin. Nga ana tjetër Ersi thotë se “babai i tyre është dritë që i udhëheq”.

“Sot është ditëlindja jote e dyte qe nuk te urojme dot per se gjalli. Ti tani je dritë, dritë që na udhëheq çdo dite.”, shkruan djali i Nishanit.

Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 maj të vitit 2022 në një spital në Gjermani ku ishte i shtruar për kurim pas komplikacioneve që shfaqi pas infektimit me COVID-19.

 

bujar nishani ershi nishani

Sondazh

Poll