Aktualitet

Berisha: McGonigal çështja që trondit Ramën, do çojmë pranë gjykatës amerikane provat

Berisha ka akuzuar nga se McGonigal ka vendosur gjoba për llogari të grupit të Edi Ramës.

29 Shtator 2023, 12:37 Nga h.k
Berisha: McGonigal çështja që trondit Ramën, do
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp sot në mesditë, të cilën e nisi duke informuar qytetarët për të rejat e fundit lidhur me aferën Rama-McGonigal. Berisha ka akuzuar nga se McGonigal ka vendosur gjoba për llogari të grupit të Edi Ramës. Nga ana tjetër ish kryeministri tha se do të dorëzojmë prova në gjykatën amerikane.

"Zhvillimet dramatike në aferën McGonigal, pranimi nga McGonigal i 6 akuzave të lidhura direkt me Edi Ramën dhe ndihmësit e tij, kanë tronditur dhe çorientuar në shkallë ekstreme këtë të fundit.
Edi Rama është bashkëfajtor në të gjithë dosjen shqiptare me McGonigal. Por, ka dhe një problematike tjetër të madhe se në rast se McGonigal në deklaratën e tij, ka pranuar6 akuza të një pike të aktpadisë dhe e ka cituar personalisht 11 herë Edi Ramën, pra e ka lëshuar në rënie të lirë, për t’i dëshmuar gjykatëses se ky është po aq fajtor sa McGonigal, marrëveshja, të cilën ju ia paraqitët publikut, ka dy pika të tmerrshme, në të cilat mediat nuk u ndalën. Njëra prej tyre thotë se gjykatësja nuk ka asnjë detyrim të pranojë këtë marrëveshje dhe të mos urdhërojë hetime të tjera dhe të mos vlerësojë çështje të tjera në gjykimin e McGonigal. Por e vërteta është se e njëjta pikë ekziston për prokurorinë. Prokuroria, megjithëse ka firmosur marrëveshjen, nuk ka asnjë kufizim për të hetuar rreth këtyre pikave që ky ka pranuar, gjer në shkurt të vitit të ardhshëm. Akuza e vetme e pikës së aktpadisë për Edi Ramën, që nuk reflektohet në deklaratën e McGonigal, është gjobëvënia. Ajo ishte aspekti më i shëmtuar i veprimtarisë si grup kriminal i strukturuar.
Pra, gjobëvënia, lufta kundër opozitës, ndryshimi i licencave janë tre momentet klasike, në të cilat Edi Rama, McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, etj, rreshtohen, grupohen si grup i strukturuar kriminal. Për të gjitha këto, ne do përpiqemi të paraqesim çdo fakt, dokument para drejtësisë amerikane, por edhe drejtësisë shqiptare."- deklaroi Berisha. 

 

sali berisha konferenca per shtyp

Sondazh

Poll