Aktualitet

U ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin! SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’, Alket Hatisë

 Bëhet fjalë për 8 pasuri të cilat janë në pronësi të Hatisë, vëllait e bashkëshortes të tij.

29 Shtator 2023, 14:07 Nga f.i
U ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin! SPAK
Alket Hatia

TIRANË- SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të shtetasit Alket Hatija, i njohur edhe si ‘Zot i Drogës’. Bëhet fjalë për 8 pasuri të cilat janë në pronësi të Hatisë, vëllait e bashkëshortes të tij, të cilat sipas argumentimit të SPAK janë me burim të pajustifikuar.

Alket Hatija u arrestua në Durrës më 30 gusht 2023 dhe u ekstradua për të vuajtur dënimin e tij për trafik droge në shtetin fqinj. Ai është ekstraduar nga Shqipëria në Itali dhe do t'i nënshtrohet dënimit me 20 vite burg marrë nga drejtësia italiane më 2017. Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria.

 

alket hatia

Sondazh

Poll