Aktualitet

Zbardhi 6 vrasje të bujshme, çfarë i gjeti policia Artan Tafanit gjatë arrestimit

Materialet e gjetura janë sekuestruar nga uniformat blu dhe janë proceduar në cilësinë e provës.

29 Shtator 2023, 11:31 Nga h.k
Zbardhi 6 vrasje të bujshme, çfarë i gjeti policia Artan
Artan Tafani

TIRANË-Artan Tafanit, të penduari të drejtësisë në momentin e arrestimit i është gjetur nga policia një kart identiteti greke dhe një pistoletë, raporton Report Tv. Materialet e gjetura janë sekuestruar nga uniformat blu dhe janë proceduar në cilësinë e provës. Tafani është ndaluar nga policia në një hotel në Lushnje dhe më pas është transferuar në Tiranë, ku gjatë hetimeve ka zbardhur ngjarje të rënda kriminale. 

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 5 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje.

39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë. 6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani rezultojnë 12 të arrestuar dhe 4 në kërkim. 

Zbardhi 6 vrasje të bujshme, çfarë i gjeti policia Artan

zbardhja e vrasjeve 2023 artan tafani kurre mos harro

Sondazh

Poll