Aktualitet

Operacioni antidrogë 'Rrjeti'/ Pjesë e grupit kriminal, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan (EMRI)

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar "Rrjeti".     

29 Shtator 2023, 11:10 Nga a.l
Operacioni antidrogë 'Rrjeti'/ Pjesë e grupit kriminal,
Policia

ELBASAN- Enea Tollumi 34 vjeç është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim si anëtar i një grupi trafikantësh droge ne saj të operacionit 'Rrjeti'. Grupi ku i riu bënte pjesë u godit 3 muaj më parë në saj të operacionit të koduar ‘Rrjeti’ dhe deri tani ka shkuar në 56 numri i të arrestuarve. Sipas njoftimit nga policia, 34-vjeçari u arrestua në lagjen ‘Qytet Studenti’ në Tiranë. 

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar "Rrjeti".     

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kontrolle intensive, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Shkon në 56 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni.

Vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesëtar i rrjetit kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, që u godit 3 muaj më parë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me ata të Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën informative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen "Qyteti Studenti", Tiranë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar "Rrjeti".

Vënia në pranga e këtij shtetasi e çoi në 56 numrin e shtetasve në pranga për këtë megaoperacion, gjatë të cilit janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

enea tollumi

Sondazh

Poll