Aktualitet

Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, policia: Shkak u bë shfrytëzimin e pyjeve, në kërkim autori

Sipas policisë tashmë është identifikuar edhe autori, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

29 Shtator 2023, 10:04 Nga A.B
Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, policia: Shkak u bë
Policia

SHKODËR- Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, Gjin Gurit, ka ndodhur për shkak të shfrytëzimit të pyjeve. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Drejtori i policisë së Shkodrës Ervin Hodaj, i cili doli në një konferencë për mediat ku ka njoftuar se është zbardhur vrasja e Gurit, që ndodhi 2 ditë më parë në Dukagjin.

Sipas policisë tashmë është identifikuar edhe autori, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Z. G., 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.

Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë. Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit”– u shpreh ai gjate konferences.

Drejtori policisë tha se mbrëmjen e djeshme, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Vaun e Dejës, është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë, ky dy persona ishin konfliktuar, e një prej tyre qëlloi me armë zjarri drejt automjetit të personit tjetër./Dosja.al

zef guri gjin guri

Sondazh

Poll