Tentuan të mashtronin një biznesmen duke i marrë 70 mijë euro, arrestohen 4 persona në Tiranë (VIDEO)
U sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga pasi tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror. Po ashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i dyshuar organizator i kësaj skeme mashtrimi.
Në pranga kanë përfunduar: Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj, Mikel Panxhi. Në kërkim Xhensil Qefa e Florian Gjergji.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror, vihen në pranga 4 shtetas. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i dyshuar organizator i kësaj skeme mashtrimi. Sekuestrohen 2 automjete dhe 6 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 70 000 euro.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Xh. Xh., 24 vjeç, L. Xh., 39 vjeç, M. P., 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe P. F., 51 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Q., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe F. Gj., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Fier/ Tre ditë zjarr në pyllin e Pishporos, digjen sipërfaqe të mëdha pyjore kërkohet ndihmë nga ajri
Zjarri në Fier FIER- Në pyllin e Pishporos në Fier vijon prej tre ditësh lufta me flakët. Sipërfaqja e djegur është...
U arratis me 'Golf' të bardhë/ Kush është personi që dyshohet për vrasjen e 35 vjeçares shqiptare në Itali?
Klodiana Vefa ITALI- Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Castelfiorentino, ku 35 vjeçarja shq...
Kush është Klodiana Vefa, nëna e dy fëmijëve që mbeti e vrarë me armë zjarri në Itali?
Klodiana Vefa ITALI-Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë ...
Kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare, sa arrijnë temperaturat
Moti TIRANË- Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kali...
E RËNDË/ Po kthehej nga puna, ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
Klodiana Vefa ITALI- Vritet në Itali shqiptarja 35-vjeçare Klodiana Vefa. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një rrug&...
“Po kërkon llogari”, dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën
Pacjentja TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në...
Dentistët i shkaktuan probleme pacientes, detyrohen ta dëmshpërblejnë. Zbulohet që janë edhe pa licencë
Risus TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare “Risus” në Tiranë, ku çifti i bashk&eu...
"Në OKB, Daçiç më fyente pa pushim"/ Gërvalla zbulon çfarë kërkon nga ndërkombëtarët
donika gervalla TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla akuzoi ministrin e Punëve të Jash...
Investigimi/ Preparatet e ndaluara kanceroze shiten në farmaci veterinare
Ilaci LUSHNJE- Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht te shpendët, por edhe te kafshët që ka...
Diskutimet për “zbërthimin” e grupit kriminal, avokati i Laert Haxhiut: S’mund të hapet një sagë vrasjes për tre ditë
Eni Vasili TIRANË- Avokati i Laert Haxhiut ka reaguar pas diskutimeve në emisionin “Open” në News24 këtë mbrëmje....
