Aktualitet

Përdor emrat e zyrtarëve të lartë për të vendosur gjoba tek biznesmenët, ky është Florian Gjergji, kërkohet prej muajsh nga policia

Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’i merrnin tek biznesmeni.

29 Shtator 2023, 09:29 Nga A.B
Përdor emrat e zyrtarëve të lartë për të vendosur
Florian Gjergji

TIRANË- Personi që shihni në këtë foto quhet Florian Gjergji, 40-vjeç. Ai është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka tentuar të mashtrojë një biznesmen duke i kërkuar para në emër të një zyrtari të lartë.

Por, kjo nuk është hera e parë që Gjergji kryen këtë vepër të rëndë. Prej muajsh, ai është një nga personat më të kërkuar për skemat e mashtrimit të biznesmenëve të cilëve u ka marrë shuma të mëdha monetare duke u prezantuar si një zyrtar i lartë. Episodi i parë ishte ai i një biznesmeni në Kamzë të cilit i kërkoi 13 mijë euro.

Në atë kohë, në operacionin “Tentativa” u arrestuan 3 persona të tjerë, të cilët i kishte pajtuar për të kryer mashtrimin, ndërsa vetë Florian Gjergji nuk u gjet. Nga arratia emri i tij doli në skenë për po të njëjtën vepër penale. Në 13 shkurt ishte “koka” e mashtrimit të një tjetër biznesmeni, pronar i një kazinoje në Tiranë, të cilit sërish i kërkuan para kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Ai ka tentuar të mashtrojë edhe biznesmenin Ram Geci, pasi i shkruajti në aplikacionin “Signal” duke i kërkuar 100 mijë euro sikur të ishte Erion Veliaj, por sërish nuk ra vetë në grackë.

Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’i merrnin tek biznesmeni.

florian gjergji

Sondazh

Poll