Aktualitet

U kap në flagrancë, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Drini i Zi, procedohet penalisht 60-vjeçari

Sipas videos shihen pamjet tek i moshuari mbledh gur nga lumi.

29 Shtator 2023, 10:06 Nga h.k
U kap në flagrancë, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e
Foto nga Dibra

DIBËR-Një 60-vjeçar është kapur në flagrancë gjatë një kontrolli nga policia në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në lumin e Drinit të Zi, ku uniformat kanë kapur në flagrancë personin me inicialet M.M duke gryer me eskavator shtratin. Sipas videos shihen pamjet tek i moshuari mbledh gur nga lumi.

Nga ana tjetër policia e Dibrës ka arrestuar dhe tre shtetas të tjerë që lidhen me dy ngjarje të ndryshme nën akuzën e krimit mjedisor. Një 64-vjeçar me inicialet K.T është proceduar në Bulqizë pasi kishte grumbulluar një sasi të mëdha inertesh dhe dy persona të tjerë banues në Peshkopi pasi janë kapur në flagrancë nga policia duke transportuar lëndë drusore si pasojë e prerjes së paligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË

DVP Dibër/Plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap në flagrancë, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Drini i Zi, procedohet penalisht 60-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një 64-vjeçar nga Bulqiza, pasi kishte grumbulluar sasi të mëdha inertesh, të përfituara në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme. Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Dibër dhe Bulqizë, mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, evidentuan dhe goditën tre raste të krimeve mjedisore. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit : M.M., 60 vjeç, banues në fshatin Muhurr, pasi u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator shtratin e lumtit Drini i Zi, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve. Në bashkëpunim me IMT Dibër, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin. -K.T., 64 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në pronën e tij, kishte grumbulluar sasi të madhe inertesh, të përfituara në kundërshtim me ligjin. -K.S., 31 vjeç dhe A.K., 47 vjeç, të dy banues në Peshkopi, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete tip furgon, lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme. Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërisë, vijon. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

krim mjedisor ne diber

Sondazh

Poll