Aktualitet

Përplasje në Këshillin Bashkiak të Lezhës/ Qytetarët nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhje: Veprimi antiligjor

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku e quajti absurditet moslejimin e qytetareve në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa jep dhe arsyet e kësaj situate.

29 Shtator 2023, 10:05 Nga A.B
Përplasje në Këshillin Bashkiak të Lezhës/
Qytetaret

LEZHË- Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, ka pasur debate dhe përplasje, e shkak u bë moslejimi i qytetarëve për të marrë pjesë në mbledhje. Policia Bashkiake, e cila kishte marrë urdhër nga drejtuesit e Këshillit, nuk i lejoi që të ishin prezent në mbledhje.

Qytetarët dhe Aktivist të Shoqërisë Civile e quajnë veprimin antiligjor, pasi mbledhjet e këshillit duhet të jenë të hapura për çdo qytetar.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku e quajti absurditet moslejimin e qytetareve në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa jep dhe arsyet e kësaj situate.

Pavarësisht debateve, Këshilli Bashkiak i Lezhës e vijoj mbledhjen pa praninë e qytetareve./Dosja.al

keshilli bashkiak i lezhes lezhe alfrida marku

Sondazh

Poll