Aktualitet

Fier/ Tre ditë zjarr në pyllin e Pishporos, digjen sipërfaqe të mëdha pyjore kërkohet ndihmë nga ajri

Sipas burimeve në Pishporo janë duke punuar 40 efektivë police, 9 mjete zjarrëfikëse dhe anëtarë të forcave të armatosura. Duhet theksuar se autoritetet lokale prej tre ditësh i bëjnë thirrje Ministrisë së Mbrojtjes për të kryer ndërhyrje nga ajëri, por ata nuk e kanë nisur ende helikopterin.

29 Shtator 2023, 08:53 Nga h.k
Fier/ Tre ditë zjarr në pyllin e Pishporos, digjen sipërfaqe
Zjarri në Fier

FIER- Në pyllin e Pishporos në Fier vijon prej tre ditësh lufta me flakët. Sipërfaqja e djegur është përhapur edhe më shumë në zonën pyllëzuar, ku janë shkaktuar dëme të mëdha natyrore. Efektivët dhe forcat zjarrëfikëse vazhdojnë intensivisht luftën tokësore me flakët, por duket e pamjaftueshme.

40 efektivë police, 9 mjete zjarrëfikëse dhe anëtarë të forcave të armatosura janë angazhuar në shuarjen e flakëve. Duhet theksuar se autoritetet lokale prej tre ditësh i bëjnë thirrje Ministrisë së Mbrojtjes për të kryer ndërhyrje nga ajri, por ata nuk e kanë nisur ende helikopterin.

Zjarri në Pishporo vijon prej ditës së martë. Pylli i Pishporos është një nga vendet e njohura të Fierit me një sipërfaqe të madhe pyllëzimi.

zjarr ne fier pishporo

Sondazh

Poll