Sport

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat...

Reece James u fut në telashe në ndeshjen kundër Aston Villas

29 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim

ANGLI - Federata Angleze e Futbollit ka nisur një hetim ndaj kapitenit të Chelseat,  Reece James  për një incident në tunnel, pas humbjes kundër Aston Villas (0-1) në fundjavën e shkuar. 

Kapiteni 23-vjeçar i “bluve” nuk mori pjesë në ndeshje për shkak të një dëmtimi, por megjithatë u përfshi në një skandal që raportohet se ka ndodhur në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes.  Sipas informacioneve, James ka përdorur fjalë fyese ndaj gjyqtarëve.

Kapiteni i Chelseat ka afat deri më 29 shtator për t'u mbrojtur kundër akuzave për shkelje të rregullave të FA. Futbollisti u lëndua gjatë stërvitjes muajin e kaluar dhe ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij.

Reece James ishte gjithashtu i dëmtuar gjatë fushatës 2022/23. Megjithatë, Real Madrid thuhet se është i interesuar për lojtarin dhe mund të përpiqet të nënshkruajë me të vitin e ardhshëm.

Chelsea është në fillimin e tyre më të keq në Premier League në 8 vitet e fundit, duke marrë vetëm 5 pikë nga 6 ndeshje nën drejtimin e trajnerit argjentinas. Gjërat nuk duken aspak mirë për ‘Blutë’, ndërkohë që pritshmëritë ishin që Pochettino ta ngrinte klubin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll