Sport

Tensionohet situata në Spanjë, policia “bastis” zyrat e Federatës…dyshohet për dhënie ryshfetesh ndaj arbitrave!...

Policia spanjolle tha se ishin zyrat e selisë së Federatës pranë Madridit, se nuk ishte bërë asnjë arrestim dhe se ata po vepronin me urdhër të gjyqtarit që hetonte çështjen.

28 Shtator 2023, 21:00 Nga DOSJA

Tensionohet situata në Spanjë, policia “bastis” zyrat e

SPANJE - Një skandal i madh trondit Pirenejtë. Policia spanjolle kontrolloi ambientet e Federatës Spanjolle të Futbollit si pjesë e një hetimi gjyqësor për ryshfet e arbitrave nga Barcelona!

Dyshohet se bëhet fjalë për pagesën shumëvjeçare prej miliona eurosh, të cilën klubi katalanas ia ka paguar zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave, Jose Maria Enriquez Negreira, raporton AP.

Policia spanjolle tha se ishin zyrat e selisë së Federatës pranë Madridit, se nuk ishte bërë asnjë arrestim dhe se ata po vepronin me urdhër të gjyqtarit që hetonte çështjen.

Tensionohet situata në Spanjë, policia “bastis” zyrat e

Prokurorët pretenduan se Barcelona i pagoi 7.3 milionë euro ish-arbitrit të futbollit Jose Maria Enriquez Negreira. Negreira ishte anëtar i Komitetit të Gjyqtarëve nga viti 1994 deri në vitin 2018, dhe pagesat u bënë midis 2001 dhe 2018.

Klubi i futbollit Barcelona ka mohuar akuzat dhe konfliktin e interesit. Klubi katalanas tha se kishte paguar për raportet teknike për gjyqtarët, por kurrë nuk ishte përpjekur të ndikonte në vendimet e tyre në ndeshjet në ligën spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll