Sport

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb...

Serbia i portretizon terroristët e saj të vrarë në territorin e një shteti tjetër, si dëshmorë të pafajshëm, shkruan Index.hr.

29 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të

KROACI - Kosova dhe Serbia janë tronditur të dielën nga konflikti mes terroristëve serbë dhe forcave të sigurisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Në të u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës me nacionalitet shqiptar dhe tre sulmues serbë. 

Janë arrestuar disa terroristë serbë, ndërsa pas gjetjes së tyre, policia e Kosovës gjeti dhe tregoi një arsenal të pasur me armë moderne dhe të rënda, me të cilat kishin ardhur në Kosovë.

Një polic i Kosovës u vra në një pritë, pasi serbët lokalë bllokuan rrugët me kamionë.  Përleshjet vazhduan të dielën, kur pati të shtëna rreth manastirit ortodoks të Banjskës. Dhjetë persona të tjerë u arrestuan dhe u gjet një sasi e madhe armësh.

Serbët i portretizojnë terroristët që janë të armatosur dhe vrasin si martirë

Siç tha ministri i Policisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, armët e konfiskuara kapin vlerën e pesë milionë eurove. “Këto janë armë të ushtrisë serbe, janë prodhuar në vitin 2021. Ka që janë prodhuar edhe në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të viteve ‘90”,- tha ai. 

"Kjo është logjistika e një ushtrie të vërtetë. Ne zbuluam një automjet tjetër të blinduar. Ka kamionë dhe buldozerë që transportojnë municione. Ka më shumë mortaja, mina antitank dhe kundër personelit,"- tha Sveçla. Ai bëri të ditur se në mesin e serbëve të vrarë ishte edhe ish-truproja e Aleksandar Vulin, kreut aktual të Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion.

Serbia, nuk e njeh realitetin se Kosova është shtet i pavarur, i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, por e konsideron si pjesë të saj, iu përgjigj kësaj duke shpallur ditë zie dhe duke i portretizuar terroristët e saj të vrarë në territorin e një shteti tjetër si dëshmorë të pafajshëm. 

Këtyre iu është bashkuar edhe Novak Djokovic. Ndoshta tenisti më i mirë e të gjitha kohërave ka postuar në Instagram një foto nga tempulli i Shën Savës në Beograd me një emoticon lutjeje. Aty serbët përkulen para bashkatdhetarëve që u vranë, sepse pushtuan territorin e një vendi tjetër dhe i zunë pritë një polici. Por nga sasia e armatimit, duket se ata kishin plane edhe për aksione më të gjera ushtarake. 

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll