Sport

Fondi amerikan “Dynasty Equity” investon dhe blen aksione të Liverpool…

Liverpool i është shtuar një aksioner i ri i pakicës, u njoftua të enjten, me FSG që arkëtoi një shumë të madhe për të reduktuar borxhin e klubit.

28 Shtator 2023, 20:55 Nga DOSJA
Fondi amerikan “Dynasty Equity” investon dhe blen aksione të

ANGLI - “Fenway Sports Group” kishte njoftuar që nga viti i kaluar se ishte në kërkim të një blerësi të aksioneve të Liverpool-it, ose një pjesë të tyre dhe më në fund gjeti një investitor.

Reds njoftuan të enjten, se fondi amerikan “Dynasty Equity” tani zotëron një pakicë të aksioneve në klub. Informacionet nga “Financial Times” thonë se marrëveshja tejkaloi 95.000.000 euro, që është rreth një e treta e shumës që FSG shpenzoi në 2010 për të blerë plotësisht klubin anglez.

Nuk është hera e parë që FGS ofron një pjesë të aksioneve të klubit për të tretët për financimin e saj. LeBron James ka mbajtur një aksion prej rreth 2% që nga viti 2011, ndërsa “Arctos Sports Partners” dhe “RedBird Capital Partners” nga SHBA kanë blerë një pjesë të aksioneve të FGS dhe nëpërmjet tyre një pjesë të kontrollit të Liverpool-it.

Paratë e mbledhura për klubin pritet të përdoren për të reduktuar borxhin që është rritur gjatë pandemisë nga tkurrja e të ardhurave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll