Sport

Cassano ogurzi, mendon se Milani nuk ka shanse të kalojë grupet në Champions...

“Kam shqetësime se kuqezinjtë do të përfundojnë të fundit në grup”, parashikoi ai.

29 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
Cassano ogurzi, mendon se Milani nuk ka shanse të kalojë grupet

ITALI - Ish-lojtari i kombëtares së Italisë, Antonio Cassano, nuk arriti të fshehë një tjetër koment negative për kuqezinjtë.

Këtë herë ai ka bërë të ditur, se Milani nuk ka pothuajse asnjë shans për të dalë nga faza e grupeve të Champions League.

Në turin e parë të kësaj pjese të kompeticionit, “Rosonerët” përfunduan në barazim 0-0 me anglezët e Newcastle, ndaj të cilëve edhe pse dominuan, nuk arritën ta fitonin ndeshjen.

“Milani dukej patetik në ndeshjet kundër Interit dhe Newcastle. Ishte një pamje e trishtuar. Me atë nivel futbolli, skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet dhe mendoj se do të eliminimet nga Champions League. Në përgjithësi, kam një parandjejë se Milani do të përfundojë në vendin e fundit në grup”, ka thënë Cassano për “Sky Sport Italia”.

Në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Champions League, kundërshtari i Milanit do të jetë Borussia Dortmund, me të cilin do të përballet të mërkurën e 4 tetorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll