Sport

Tërhiqet Napoli: "Asnjë herë nuk kemi dashur të ofendojmë, apo tallemi me Osimhenin, pasurinë e klubit!”

Shënim zyrtar nga klubi italian që e konsideron nigerianin lojtar kyç: “Refuzoni ofertat e rëndësishme nga jashtë për të”

28 Shtator 2023, 20:49 Nga DOSJA
Tërhiqet Napoli: "Asnjë herë nuk kemi dashur të

ITALI - Sqarimi në fushë u bë mbrëmë ndaj Udineses: Osimhen luajti ashtu siç duhej dhe i tregoi të gjithëve se kush është, tifozëve dhe jo vetëm. Megjithatë, e ardhmja mbetet një enigmë, por kjo është një çështje që do të kuptohet në qershorin e ardhshëm. Për këtë vit nigeriani mbetet me të kaltërtit, nuk do të transferohet në janar. 

Nëse ai ndryshon ekip dhe gjithçka na bën të mendojmë se kjo do të ndodhë, do ta zbulojmë verën e ardhshme. Ndërkohë, klubi i Aurelio De Laurentis ka lëshuar një shënim për t'iu rikthyer çështjes që pas përplasjes në Bolonjë mes lojtarit dhe Rudi Garcias që çoi në shkëndija në fillim të javës, përkatësisht video në Tik Tok që e tërboi Osimhenin dhe e shtyu agjentin e tij të kërcënonte me padi. 

Prandaj, klubi ka vendosur të bëjë një reagim zyrtarë: "Napoli, për të shmangur çdo shfrytëzim në lidhje me këtë temë, specifikon se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të ofendojë apo tallej me Victor Osimhen, asetin kryesor të klubit.

Për ta demonstruar këtë, gjatë verës, klubi ka refuzuar me vendosmëri çdo ofertë të marrë për transferimin e sulmuesit jashtë vendit. Në TikTok, gjuha shprehëse është krijuar gjithmonë me butësi dhe kreativitet, pa pasur asnjë qëllim talljeje apo ofendimi, në rastin e Osimhenit. Sidoqoftë, nëse Victor kishte perceptuar ndonjë ofendim ndaj tij, kjo ishte gabim dhe e papranueshme për kompaninë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll