Politike

Rezoluta e PE për negociatat, PD: Shqipëria të plotësojë kushtet, pa marrë refuzimin e radhës

24 Tetor 2019, 13:39 Nga DOSJA
Rezoluta e PE për negociatat, PD: Shqipëria të

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi deklaroi se BE vazhdon që ta ketë prioritetet Shqipërinë dhe se dëshiron ta integrojë atë.Bardhi deklaroi se PD mbështet rezolutën e PE për vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se Shqipëria ka nevojë për një qeveri, e cila të jetë pro-europiane dhe ta udhëheqë vendin drejt proceseve integruese.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit: 

Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!

Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.

Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të  dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

Ditën e sotme Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Rezoluta e propozuar e të Gjelbërve, shpreh keqardhjen e saj për vendimin e Këshillit Evropian. Në të thuhet se BE rrezikon të humbasë besueshmërinë ”në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Rezoluta e propozuar i bën thirrje KE-së që “të marrë përgjegjësinë e tij dhe të gjejë një kompromis konkret” në mbledhjen e tij të ardhshme në dhjetor.Balla ka falenderuar PE dhe presidentin e saj Sassoli, për këtë vendim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në gazmend bardhi rezoluta e pe per negociatat dështojnë negociatat me be-në gazmend bardhi rezoluta e pe per negociatat

Sondazh

Poll