Politike

“Zgjedhorja”, PD: Kemi dhënë mekanizimin për të bashkëpunuar. Gjiknuri: Sillni propozimin

24 Tetor 2019, 10:31 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”, PD: Kemi dhënë mekanizimin për të

TIRANË- Për Reformën Zgjedhore opozita parlamentare ka vendosur kusht për diskutimet çështjen e sistemit elektoral. “Derisa të zgjidhet çështja e sistemit zgjedhor nuk do të diskutojmë asnjë pikë tjetër” mësohet se kanë deklaruar përfaqësuesit e opozitës parlamentare në komision.

Për kushtin e opozitës parlamentare, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se në një konferencë për mediet, se PD-ja duhet të sjellë draftin e saj. Sipas tij opozita le të sjellë propozimet pas pasur edhe një komunikim të drejtëpërdrejtë me ta.

“Jam i gëzuar që PD po merr seriozisht Reformën Zgjedhore. Ne nuk na pengon që të krijojmë çdo lloj mënyrë për të komunikuar me ata. Nëse ata do të përgatisin draftet e tyre dhe opinionet e tyre ne do ti marrim dhe t’i trajtojmë. Mund të jetë një mënyrë shumë e mirë pa qenë direkt në komunikim, por propozimet do i kemi. Dakordësia e kodit zgjedhor nuk do të shtihet vetëm me partitë parlamentare por edhe ato jo parlamentare. Unë nuk jam këtu për të treguar sesi do ta bëjmë reformën zgjedhore, ky është një process, nuk kam formula fikse, duke kompromis. Të gjitha paktat synojmë që t’i kalojmë në dhjetor. Ne nuk duhet ta mbajmë peng kalimin e pakteve qe merr me zgjedhjet dhe e kërkuar edhe nga OSBE-IDIHR.Paketa e administrimit zgjedhor do të jetë brenda nëntorit gati. Presim propozimin e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor që të hapin një debat.  “, u shpreh ai.

Pak më herët, Gazmend Bardhi deklaroi se nga PD-ja është propozuar një mekanizëm për të pasur bashkëpunim me mazhorancën, por sipas tij kjo e fundit heziton. Ai theksoi se për Reformën Zgjedhore duhet të vendosin rregullat partitë që marrin në zgjedhje dhe jo sipas tij kuvendi monist. Nga ana e opozitës është përcaktuar edhe grupi i punës, të cilët janë ish-deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Produkti i opozitës së re pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh dhe mësohet se do i dërgohet OSBE-së për t’ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur pikat e përbashkëta.

Një ditë më parë u zbardh drafti i  PS-së për Reformën Zgjedhore (Kliko këtu për të parë dokumetin e plotë). Në këtë draft prej 12 faqesh, mungonte një nga pikat kryesore që kërkon OSBE-ja, depolitizimi i administratës zgjedhore.

PD ka braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore. Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se Reformën e miraton Kuvendi, por sipas tij PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore. Nuk ka munguar edhe një ultimatum i ambasadori Borchardt, i cili ka bërë thirrje që Reforma Zgjedhore të miratohet deri në fund të vitit, pasi është edhe një nga kushtet për negociatat me BE-në.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri gazmend bardhi reforma zgjedhore damian gjiknuri gazmend bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll