Politike

U dënua për shpifje, Tabaku s’ndalet me akuza ndaj Ramës: Ke qeveria të korruptuar, nuk tutem nga vendimet e Manjola Bejle

24 Tetor 2019, 12:40 Nga DOSJA
U dënua për shpifje, Tabaku s’ndalet me akuza ndaj Ramës:

TIRANË- Pas dënimit me një gjobë 300 mijë lekë për shpifje ndaj Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku. Në një reagim në Facebook, Tabaku shkruan se i qëndron deri në fund deklaratave të saj se, “pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200”.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD”, shkruan Tabaku.

NJOFTIMI I PLOTË

Në Shqipërinë e sotme kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje dhe kur shpif të pavertetat përgëzohesh. I qendroj deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë. Pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve. Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri. Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria. Për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste, në to ka qenë dhe familja ime. Nga ato kam mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën. Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime. Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten. E vërteta triumfon përherë.

Sot Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dënoi Jorida Tabakun, pasi padisë së bërë nga Edi Rama. Tabaku në bazë të vendimit të gjykatës është e detyruar që të paguajë 300 mijë lekë gjobë dhe të bëj përgënjeshtrim në Facebook për reagimin e vitit 2018.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denohet per shpifje jorida tabaku edi rama jorida tabaku paketa antishpifje denohet per shpifje jorida tabaku edi rama jorida tabaku paketa antishpifje

Sondazh

Poll