Politike

‘Sytë i kishim nga mjeku, shpresat po na shuheshin’, Amelia shpëton nga defekti madhor, ndërhyrja në QSUT për 9

24 Tetor 2019, 10:12 Nga DOSJA

TIRANË- Amelia, vogëlushja që mungonte ezofaku, tashmë është e shëndetshme pas ndërhyrjes prej 9 orëshe në QSUT. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, aj oqë ka publikuar dhe fotot e vogëlueshes pas operacionit, që tregon se Amelia ka dalë me sukses.

Më tej ministrja shton se kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji në Shqipëri, me teknikë të avancuar, u realizua nga dr. Dritan Alushani dhe ekipi i mjekëve të Kirurgjisë Infantile.

“‘Sytë i kishim nga mjeku po shpresat po na shuheshin’ – më tregoi Sonila, mami i Amelias që u diagnostikua me një defekt madhor në lindje. Por pas dy ndërhyrjesh shumë delikate, e para menjëherë pas lindjes dhe e dyta 1 vit më vonë që zgjati për 9 orë me rradhë, Amelia ia ka dalë me sukses asaj që ishte e pamundur: Të jetojë dhe të ushqehet vetë pas zëvendësimit të një organi që i mungonte, ezofagut, me pjesë të stomakut. Ndërhyrja e parë e këtij lloji në Shqipëri, me teknikë të avancuar, u realizua nga dr. Dritan Alushani dhe ekipi i mjekëve të Kirurgjisë Infantile.  Pas kontrollit të fundit mjekësor pak ditë më parë, Amelia rezulton plotësisht e shëndetshme ??? #KrenarePërMjekët”,  shkruan Ogerta Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike amelia dritan alushani kirurgji infantile ogerta manastirliu operacioni i amelias amelia dritan alushani kirurgji infantile ogerta manastirliu operacioni i amelias

Sondazh

Poll