Politike

Negociatat/ Parlamenti Europian miraton rezolutën për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Balla shpreh falënderimet

24 Tetor 2019, 11:22 Nga DOSJA
Negociatat/ Parlamenti Europian miraton rezolutën për

BRUKSEL- Ditën e sotme Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë lajmin Balla ka deklaruar se falënderon PE dhe presidentin e saj Sassoli, për këtë vendim.

“412 nga 578 deputetë (të pranishëm) të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut. Ky është një mesazh i shkëlqyeshëm për Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.” shkruan Balla në një postim në twitter.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga ana e PD-së , ku Kreshnik Çollaku është shprehur: “Rezoluta e Parlamentit Evropian pro Shqiperisë është prove e qarte se nuk ka asgjë antishqiptare në refuzimin e Hapjes së Negociatave për Shqipërinë. Miratimi rezolutës është prove se vullneti i BE për ta pasur Shqipërinë brenda familjes europian mbetet i palekundur. Rezoluta provon se rruga e Shqipërisë drejt integrimit ne BE,kalon përmes reformash, luftës ndaj krimit dhe blerjes se votave.”

Rezoluta eshte prove se fajin nuk na e ka Franca e Macron,as Holanda,Danimarka e Spanja.

Rezoluta tregon henen,ndaj ndaleni marrezine te merreni me gishtin

Rezoluta e propozuar e të Gjelbërve, shpreh keqardhjen e saj për vendimin e Këshillit Evropian dhe thekson se “duke mos arritur të përmbushë premtimet dhe angazhimet e tij për të dy vendet , BE rrezikon të humbasë besueshmërinë ”në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në të thuhet se procesi i zgjerimit “duhet të udhëhiqet nga kritere objektive, dhe jo nga … politikë e brendshme ose polemika bilaterale” në vendet anëtare të BE-së. Rezoluta e propozuar gjithashtu i bën thirrje Këshillit Evropian që “të marrë përgjegjësinë e tij dhe të gjejë një kompromis konkret” në mbledhjen e tij të ardhshme në dhjetor.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn deklaroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në taulant balla dështojnë negociatat me be-në taulant balla

Sondazh

Poll