Politike

‘Zgjedhorja’, Hajdari: Synojmë të dobësojmë rolin e kryetarëve, kam bësimin për të qenë kryetare e grupit (VD)

24 Tetor 2019, 11:37 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’, Hajdari: Synojmë të dobësojmë

TIRANË- Kryetarja e Grupit Parlamentar Demorkat, Rudina Hajdari ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka bërë të qartë vendimin e grupit të saj për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e saj Hajdari tha se javën e ardhshme do të diskutohet drafti i opozitës për Reformës Zgjedhore, ku do të marrë pjesë dhe shoqëria civile.

Ky draft prek disa gjëra sipërfaqësore, nxit barazinë gjinore, merret me financimin e fushatave, fondet e buxhetit për partitë dhe vakancat në listat zgjedhore. Këtu nuk prekin cështjen parimore të opozitës, që është adresimi apo marrëveshja e 2008. Ne synojmë të dobësojmë rolin e kryetarëve të partive, ne jemi për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por presim edhe sugjerime. Ne jemi pro një reformimi zgjedhor” u shpreh Rudina Hajdari.

Më tej deputetja u është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se ajo deri tani ka votëbesimin e grupit për të qenë kryetare.

Nuk keni frikë nga rrjedhja e votave?

Nëse maxhoranca do zgjedh këtë rrugë, nuk do ishte në të mirë të saj.

Grupi juaj është kompakt?

Grupi jonë është zgjedhuar dhe është kompakt, por ka dhe mendime ndryshe nga anëtërët e rinj se  kanë ardhur si rebel.

Do jeni kryetare?

Sapo përfundoi mbledhja e grupit dhe u miratuan anëtarët e saj dhe tani do bëjnë një rregullore të re. Deri tani kam votëbesimin për të qenë kryetare e grupit.

Sot është diskutuar sërish Reforma Zgjedhore. PD dhe aleatët e saj nga selinë blu u shprehën se kanë dhënë propozime për të pasur bashkëpunim me maxhorancën. Nga ana tjetër Damian Gjiknuri ka kërkuar nga opozita që të dërgojë prozime sekrete. Gjiknuri tha se Zgjedhorja do të miratohen në dhjetor. Opozita parlamentare kërkon ndryshim të sistemit elektoral.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike listat e hapura reforma zgjedhore rudina hajdari listat e hapura reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll