Bota

I shkaktuan traumë psikologjike/ Shqiptari padit pas 12 vitesh shkollën ku studioi, kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim

23 Tetor 2019, 16:45 Nga DOSJA
I shkaktuan traumë psikologjike/ Shqiptari padit pas 12 vitesh

ITALI- Ditën e sotme është publikuar rasti i veçantë i shqiptarit  Endri Begaj në gazetën  Italiane “Corriera della Sera” i cili 12 vite pasi ka mbaruar ciklin e studimeve të mesme ka kërkuar të padisë shkollën duke kërkuar 400 mijë euro dëmshperblim.

Ai sot është 32 vjeç por ka vendosur që të kthehet 12 vite pas në kohë kur për shkak të rendimenteve të ulta mësimore stafi petagogjik i liceut  “Città di Piero della Francesca” në provincën e Arezzos u vendos që ai mos të marrë pjesë në eskursionin që do të zhvillohej në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam.

Sipas Begajt ky diskriminim ka shkaktuar një traumë psikologjike që ka kushtëzuar dhe raportin e tij me shkollën e si pasojë dhe dëbimin e tij nga procesi mësimor.

Avokati i tij Gabrele Magrini, është shprehur se ai kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim nga liceu “Città di Piero della Francesca”.

Gjithashtu ai shton se: “Kjo ngjarje ka lënë trauma tek 32-vjeçarit”.

Gjykata Italiane e Apelit e ka pranuar kërkesën e tij dhe seanca e parë e këtij procesi gjyqësor pritet të mbahet në vitin 2020.

Burimi: Corriere.it  

 A.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 400 mijë euro dëmshperblim corriera della sera endri begaj 400 mijë euro dëmshperblim corriera della sera endri begaj

Sondazh

Poll