Bota

Kockë e lëkurë dhe me gjymtyrët e thyera, New York Times publikon pamjet e rralla brenda burgjeve kurde në Siri(FOTO)

23 Tetor 2019, 14:51 Nga DOSJA
Kockë e lëkurë dhe me gjymtyrët e thyera, New York Times

SIRI- Gazeta prestigjioze  “New York Times” u ka kushtuar një reportazh mjaftë të rrallë e të veçantë fëmijëve dhe ish-luftëtarëve të Shtetit Islamik që ndodhen në Siri.

Nga pamjet tmerrshme që “New York Times” ka publikuar në reportazhin e rrallë, njerëzit  shfaqen në kushtet më ekstreme të jetës.

Me dhjetëra e qindra të burgosur kanë mbushur çdo të cep ambientet  e burgut ku ato mbahen të izoluar.

Me uniformën e përbashkët në ngjyrë portokalli të ndezur shumica prej tyre janë të lënduar të lodhur, me plagë të rënda në të gjithë trupin.

Në reportazhin e gazetës prestigjioze raportohen të jenë rreth 150 fëmijë, përkatësisht të grupmoshës 9 deri në 14 vjeç. Pasi këta të mitur mbetën vetëm  vetëm që nga momenti kur prindërit e tyre u arrestuan ose u vranë  nga luftëtarët e ISIS.

Një i mitur u shpreh: Unë kam një pyetje, çfarë po ndodh me ne? A do të dalin fëmijët”

Ndërkohë qeveritë  më të mëdha udhëheqëse nuk kanë arritur një marrëveshje lidhur  me sulmet kundër kurdëve, fëmijët e gratë në Siri kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fëmijët e burgosur new york times shtetit islamik fëmijët e burgosur new york times shtetit islamik

Sondazh

Poll