Aktualitet

Aksident në Korçë, shoferi i motorit dërgohet në spital

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një kamionçine dhe një motori, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një nga shoferët.

27 Shtator 2023, 11:35 Nga h.k
Aksident në Korçë, shoferi i motorit dërgohet në
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë -Maliq. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një kamionçine me drejtues mjeti R.SH 35-vjeç dhe një motori, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një nga shoferët.

Menjëherë pas përplasjes shoferi i motorit 29-vjeçari M.A banues në Lin është dërguar në spital për ndihmën e parë mjekësore. Nga informacionet shoferi rezulton jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË

Maliq/Informacion paraprak. Sot në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip "Benz" me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll