Aktualitet

Lihet në burg avokati, ndikoi në lirimin e një të burgosuri

Një ditë më parë u pretendua se ai vdiq në një breshëri raketash.

27 Shtator 2023, 10:06 Nga h.k
Lihet në burg avokati, ndikoi në lirimin e një të burgosuri
Arjan Cengu

KUKËS-Arian Cengu avokat, ish-pjesëtar i Prokurorisë së Kukësit është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme nën akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm me qëllim lirimin e një të arrestuari që ka kundërshtuar policinë. Në vitin 2021 ish-punonjësi ka abuzuar me detyrën për të zbutur masën e sigurisë ndaj Fatri Iseberit.

Avokati Arjan Cengu u arrestua pasditen e djeshme për shpërdorim detyre. Në vitin 2021, avokati ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit. Cengut iu caktua masa e sigurisë arrest me burg për ushtrim i ndikimit të profesionit në mënyrë të paligjshme.

Ndikoi në mënyrë të paligjshme, në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, me qëllim që të lehtësohej një masë sigurie, vihet në pranga 38-vjeçari, aktualisht me profesion avokat. Ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.", njofton policia ditën e djeshme. 

arrestim ne kukes arian cengu fatri iseberi

Sondazh

Poll