Aktualitet

U arrestua se dogji një makinë në Korçë, 30-vjeçari i bën rezistencë policisë

Gjatë momentit të arrestimit ai i ka bërë rezistencë policisë por më pas ka rënë në pranga. Sipas njoftimit të uniformave Pengu ka qenë dhe më parë i dënuar.

27 Shtator 2023, 11:14 Nga h.k
U arrestua se dogji një makinë në Korçë,
Momenti i arrestimit

KORÇË- Samuel Pengu është arrestuar nga Policia e Korçës në kohë rekord pasi dogji mëngjesin e sotëm një automjet në qytet. I riu i ka vendosur në mënyrë të qëllimshme flakën automjetit tip Benz të shtetasit G.S.

Gjatë momentit të arrestimit ai i ka bërë rezistencë policisë por më pas ka rënë në pranga. Sipas njoftimit të uniformave Pengu ka qenë dhe më parë i dënuar. Policia vijon hetimet për të zbardhur veprimet e mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE

30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje). Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. 30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

samuel pengu arrestim ne korce

Sondazh

Poll