Aktualitet

"Minimumi jetik"/ Lëvizja Bashkë nesër në protestë përpara Kuvendit

Protesta do të zhvillohet në orën 9:30 përpara Kuvendit të Shqipërisë.

27 Shtator 2023, 10:06 Nga f.i
"Minimumi jetik"/ Lëvizja Bashkë nesër në
protestë

TIRANË- Aktivistët e 'Lëvizjes Bashkë' do të dalin sërish në protestë ditën e enjte më 28 shtator. Protesta do të zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë, për miratimin e minimumit jetik.

Njoftimi:

Lëvizja BASHKË organizon sërish një protestë për miratimin e minimumit jetik, një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare. Duke përfshirë ndjenjën e urgjencës dhe frustrimin ndaj shtyrjes së vazhdueshme të këtij ligji, Lëvizja BASHKË fton të gjithë pensionistët, punëtorët, të papunët, studentët dhe sipërmarrësit e vegjël për t'u bashkuar në këtë thirrje për ndryshim dhe drejtësi sociale. Protesta do të mbahet të enjten, më 28 shtator, përpara Kuvendit të Shqipërisë, në anën e qendrës tregtare Toptani, në orën 9:30. Mediat ftohen të mbulojnë këtë ngjarje dhe të pasqyrojnë zërin e qytetarëve që kërkojnë një jetë me dinjitet në Shqipëri.

lëvizja bashkë proteste

Sondazh

Poll