Aktualitet

Taksimi i VIP-ave në Tik Tok, eksperti i teknologjisë: Do duhet të hapin nipt, s'kanë si ta shmangin

Personazhet në Tik Tok mund të detyrohen të hapin nipt.

27 Shtator 2023, 10:35 Nga A.B
Taksimi i VIP-ave në Tik Tok, eksperti i teknologjisë: Do duhet
Foto ilustruese

TIRANË- Ekperti i IT, Said Dulevic, në një intervistë për "Ora News", komentoi taksimin që do i bëhet personazheve të njohura në Tik Tok. Ai tha se personazhet në Tik Tok mund të detyrohen të hapin nipt.

"Në Shqipëri fitohet nga "giftet"- tha ai gjatë emisionit.

Kujtojmë se Personazhi për të tërhequr paratë nga Tik Toku përdor "PayPal", dhe "PayPal" është i lidhur direkt me bankën. Në Shqipëri akoma janë metoda tradicionale, për një reklamë paguhet në dorë.

"Do detyrohen personazhet në Tik Tok të hapin nipt. Pastaj do jepet faturë dhe do tatohet 15% nga reklamat. Taksat do paguhen medoemos, nuk ka mundësi shmangjeje", tha Dulevic. 

/Dosja.al

taksimi ne tik tok

Sondazh

Poll