Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, përjashtohet efektivja Sulltane Kuka nga radhët e Policisë

Mësohet se Kuka, duke përdorur detyrën e saj si punonjëse policie ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik, për të fshirë të dhëna, mbi një të ndaluar.

26 Shtator 2023, 18:42 Nga I.A
Akuzohet për shpërdorim detyre, përjashtohet
Policia

TIRANË- Sulltane Kuka, efektivia e policisë që u arrestua ditën e sotme në Rinas për shpërdorim detyre është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Kuka, duke përdorur detyrën e saj si punonjëse policie ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik, për të fshirë të dhëna, mbi një të ndaluar. 29-vjeçarja akuzohet për “Shpërdorim Detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për përjashtimin e menjëherëshëm nga Policia e Shtetit, të punonjëses së Policisë së Shtetit, inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas. Përjashtimi i kësaj punonjëseje u bë për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, neni 208, pika 3 "Përdor pozitën si punonjës policie për përfitime personale", pasi datë 25.09.2023, gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore në OASH-në, në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme. Po nga verifikimet e kryera nga gupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore dyshohet se automjeti është hequr nga “Alert, nga punonjësja e Policisë S. K. Për këtë rast, AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilido punonjës police që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

sulltane kuka

Sondazh

Poll