Aktualitet

Florian Binaj mohon akuzat: "Shqipëria bëhet” nuk sponsorizohet nga Soros

Binaj u përgjigj më parë se kjo është një lëvizje qytetare e cila ka të bëjë me të njëjtin aktivizëm që ai ka pasur për çështje të rëndësishme, vetëm se tani janë më të organizuar.

26 Shtator 2023, 14:27 Nga A.B
Florian Binaj mohon akuzat: "Shqipëria bëhet” nuk
Florjan Binaj

TIRANË- Aktori dhe moderatori Florian Binaj ka mohuar zërat që lëvizja “Shqipëria bëhet” të jetë e sponsorizuar nga Soros. Teksa ishte i ftuar në studion e “Good Morning Albanians”, ai tha se po i ngarkohet një faj që nuk e ka bërë.

Nuk sponsorizohemi nga Sorosi, siç thonë lart e poshtë. Është njëlloj si të ju them që na sponsorizon Sorosi sa ju sponsorizon ju Shakira. Po na ngarkojnë ne fajet e këtyre tjerëve”-tha ai.

I pyetur nëse tashmë ai i është futur politikës, Binaj u përgjigj më parë se kjo është një lëvizje qytetare e cila ka të bëjë me të njëjtin aktivizëm që ai ka pasur për çështje të rëndësishme, vetëm se tani janë më të organizuar.

shqiperia behet florjan binaj

Sondazh

Poll