Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, punonjësja e policisë ndalohet në Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Gjykatën e Lezhës kanë ndaluar oficeren me akuzën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ndërhyrja në të dhënat komjuterike.

26 Shtator 2023, 15:49 Nga h.k

Akuzohet për shpërdorim detyre, punonjësja e policisë

TIRANË-Sulltane Kuka, oficere policie është ndaluar ditën e sotme në Rinas për shpërdorim detyre. 29-vjeçarja ishte pjesë e Shërbimit të Sigursë në Komisariatin e Policisë së Rinasit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Gjykatën e Lezhës kanë ndaluar oficeren me akuzën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ndërhyrja në të dhënat komjuterike. Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

Njoftimi i Policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

arrestim ne ri

Sondazh

Poll